Friday, May 1, 2026
HomeLajmeKosovëAKR rikthehet në aktivitet politik pas heqjes së pezullimit nga KQZ

AKR rikthehet në aktivitet politik pas heqjes së pezullimit nga KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka hequr masën e pezullimit ndaj Aleancës Kosova e Re (AKR), pasi subjekti politik, sipas njoftimit, ka përmbushur të gjitha obligimet ligjore brenda afatit të kërkuar.

Sipas informacionit të publikuar nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, masa e pezullimit ishte vendosur më 12 mars 2026, ndërsa u shfuqizua pasi AKR mbajti Kuvendin Zgjedhor dhe përmbushi kërkesat procedurale brenda 45 ditëve të përcaktuara.

Në reagimin e saj, AKR e cilësoi këtë vendim si zhvillim pozitiv për organizimin e brendshëm dhe aktivitetin politik të partisë. “AKR e konsideron këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të mëtejshëm institucional dhe politik të subjektit tonë”, thuhet në njoftim.

Partia gjithashtu thekson se mbetet e përkushtuar ndaj ligjit dhe transparencës: “Ne mbetemi të përkushtuar për funksionim transparent, respektim të ligjit dhe përfaqësim dinjitoz të qytetarëve të Republikës së Kosovës.”

Sipas AKR-së, strukturat e reja të dala nga Kuvendi Zgjedhor do të nisin menjëherë punën për forcimin e partisë dhe përgatitjet për sfidat politike në vijim. Po ashtu, partia falënderoi anëtarët dhe mbështetësit për durimin gjatë periudhës së pezullimit, duke shtuar se do të vazhdojë “me një energji të re dhe vizion të qartë për të ardhmen.”

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram