Thursday, April 30, 2026
HomeLajmeKosovëKurti në Marinë: Sakrifica e Ilaz Kodrës ndriçon rrugën e Kosovës

Kurti në Marinë: Sakrifica e Ilaz Kodrës ndriçon rrugën e Kosovës

Kryeministri në detyrë Albin Kurti përkujtoi të enjten dëshmorin e kombit Ilaz Kodra në  27 vjetorin e rënies së tij, duke ritheksuar se “emri i tij do të shkruhet me shkronja të arta në historinë e popullit shqiptar”.

Në këtë përvjetor, kryeministri Kurti vlerësoi se emri i Ilaz Kodrës do të mbetet i shkruar me shkronja të arta në historinë e popullit të Kosovës. Sipas tij, sakrifica e Kodrës dhe e dëshmorëve të tjerë përbën një dritë udhëzuese për të ardhmen, duke kujtuar njëkohësisht çmimin e lartë të lirisë dhe shtetësisë së Kosovës.

Në fjalën e tij, Kurti rikujtoi se Ilaz Kodra ra heroikisht 27 vjet më parë, vetëm tri ditë para se të mbushte 33 vjeç, së bashku me 22 luftëtarë të tjerë të UÇK-së, gjatë përballjes me forcat serbe, teksa mbronin popullsinë civile.

Ai theksoi se Kodra ishte komandant i Brigadës 114 të UÇK-së, e cila mbante emrin e Fehmi Lladrovcit, duke e lidhur figurën e tij me traditën e rezistencës së Adem dhe Hamëz Jasharit dhe komandantëve të tjerë të njohur të luftës çlirimtare.

“Ilaz Kodra i ka përngja edhe në sjellje, edhe punë, edhe në organizim Adem e Hamëz Jasharit, prandaj ai e ka vazhduar rrugën e tyre e të Fehmi Lladrovcit dhe është një nga komandantët më të jashtëzakonshëm të Ushtrisë tonë Çlirimtare. Andaj, emri i tij do të shkruhet me shkronja të arta në historinë e popullit tonë dhe rënia e tij, gjaku i tij dhe i bashkëluftëtarëve të tjerë, që u bënë dëshmorë, na ndriçon rrugën përpara, por njëkohësisht edhe na mëson se sa i shtrenjtë ka qenë çmimi për lirinë që e gëzojmë e për shtetin që e kemi”, shkruan Kurti.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram