Thursday, April 30, 2026
HomeStilRecetaLëngshëm dhe plot shije: Sa kohë duhet ta marinoni mishin për rezultatin...

Lëngshëm dhe plot shije: Sa kohë duhet ta marinoni mishin për rezultatin më të mirë?

Entuziastët e gastronomisë, Serious Eats testuan mishin e pulës, derrit dhe viçit për të zbuluar se sa kohë duhet të marinohet mishi që të jetë lëngshëm dhe i shijshëm…

Marinadat shtojnë shije dhe aromë, i zbutin ushqimet dhe i bëjnë ato lëngshme, por për sa kohë duhet të marinoni mishin, peshkun ose perimet për rezultate perfekte? Entuziastët e gastronomisë, 
Serious Eats testuan 
mishin e pulës, derrit dhe viçit për të gjetur përgjigjen.

Për marinadën, ata përzien: salcë soje, ujë, sheqer, hudhër të grirë dhe vaj perimesh (në një raport prej 4:3:2:1:0.5 sipas peshës) dhe e marinuan mishin për: 30 minuta, 1 orë, 4 orë, 8 orë dhe 24 orë për të zbuluar se sa  kohë duhej  për të marinuar mishin për rezultatin perfekt.

Gjoks pule

  • Mishi që kishte qëndruar ulur për më shumë se katër orë ishte dukshëm më i kripur se pjesa tjetër. 
  • Pula duhet të qëndrojë në marinadë për të paktën një orë në mënyrë që të karamelizohet mirë.
  • Mishi që ishte marinuar për 24 orë pas gatimit u bë elastik dhe si gome.
  • Degustuesve u pëlqeu më shumë mishi që ishte marinuar nga një deri në tetë orë.
  • Pula që ishte marinuar vetëm për gjysmë ore ishte më pak lëngshme dhe nuk kishte erëza.
Brisqe derri

Biftek viçi

  • Mishi më i shijshëm marinohej për katër orë ose më shumë, dhe degustuesve u pëlqente më shumë ai i marinuar për tetë orë.
  • Mostra e marinuar për 24 orë nuk ishte si gome dhe as e tharë.

Përfundim

Marinimi më i gjatë rezulton në erëza dhe lëngshmëri më të mirë, por mos e teproni – gjoksi i pulës mund të bëhet shumë i fortë dhe si gomë. Mishi i viçit dhe i derrit mund të përballojnë marinim më të gjatë . Gjithashtu, mbani mend se koha e marinimit ndikohet edhe nga sasia e acidit (uthull, verë, lëng limoni) ose enzimës (lëng ananasi, për shembull) të përdorur në marinadë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram