Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, për Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve ka thënë se punonjësit në Kosovë po përballen me paga të ulëta, kosto të lartë jetese dhe standard që mbetet ndër më të ulëtit në rajon.
“Paga minimale është kthyer më shumë në formë asistence, ndërsa paga mesatare mezi mbulon nevojat bazike të një familjeje. Në sektorin publik dhe privat, vështirësitë janë të njëjta dhe presioni ekonomik rritet çdo ditë”, ka shkruar ai në Facebook.
“Urimi im për të gjithë punëtorët e Republikës së Kosovës në këtë 1 Maj është që të vijnë ditë më të mira, me më shumë dinjitet dhe mundësi në vendin e tyre”, uron Haradinaj.

