Saturday, May 2, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri i kthjellët me alternime vranësirash mesatare

Moti në Shqipëri i kthjellët me alternime vranësirash mesatare

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti sot parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura përgjatë relieveve malore në orët e mesditës e pasdite. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në të gjithë territorin.

Reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët (pika) në orët e mesditës e pasdite përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s,ndërsa në bregdet, male dhe lugina hera-herës era do të arrijë deri 17 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë./atsh

1 nga 2

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram