Sunday, May 3, 2026
HomeLajmeKosovëNënshkruhet marrëveshja për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit

Nënshkruhet marrëveshja për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit

Xhamia e Ibrit, e ndërtuar në vitin 1777 dhe e djegur më 2 maj 1999, do të rindërtohet.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë të ditur se së bashku me Myftiun Naim Tërnava, kryeimamin Vedat Sahiti dhe ministren Saranda Bogujevci është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit për hartimin dhe zbatimin e projektit të rekonstruktimit të saj.

“Me këtë memorandum, Qeveria e Republikës së Kosovës mbështet ringritjen e këtij monumenti me rëndësi historike dhe kulturore”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, është nënshkruar edhe një memorandum tjetër bashkëpunimi me Bashkësinë Islame të Kosovës, që synon forcimin e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore islame.

Kurti ka theksuar se këto angazhime janë pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në vend, pas dëmeve të shkaktuara gjatë luftës së viteve 1998–1999.

Ai ka shtuar se investimet në këtë fushë do të vazhdojnë edhe në vitet në vijim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram