Në fshatin Parallovë të komunës së Novobërdë, më 01.05.2026, është raportuar një rast i rëndë vetëvrasjeje.
Sipas njoftimit policor, një qytetar ka deklaruar se ka gjetur pa shenja jete vëllain e tij, i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit për hetimin e rrethanave të rastit.
Gjatë ekzaminimit në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një revole me 6 fishekë dhe një gëzhojë.
Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Rasti është duke u hetuar, njofton policia.

