Sunday, May 3, 2026
HomeLajmeKosovëAGK: Gazetarët në Kosovë vazhdojnë të ballafaqohen me një numër sfidash

AGK: Gazetarët në Kosovë vazhdojnë të ballafaqohen me një numër sfidash

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) vlerëson se gazetarët në Kosovë vazhdojnë të ballafaqohen me një numër sfidash për kryerjen e punës së tyre.

AGK-ja i bën thirrje gjithë akterëve politikë që të respektojnë dhe të mos e pengojnë punën e gazetarëve, si faktor kyç në zhvillimin demokratik të vendit.

AGK-ja vëren përmirësimin në renditjen e Kosovës në Indeksin e Reporterëve Pa Kufij këtë vit.

AGK-ja vazhdon të mbetet e përkushtuar për sigurinë e gazetarëve, duke i dokumentuar dhe denoncuar ato e duke punuar me organet e sigurisë e drejtësisë për zgjidhjen e rasteve.

“AGK-ja angazhohet për përmirësimin e kushteve të punës për gazetarët dhe punonjësit medialë dhe i inkurajon ata që të paraqesin në Inspektoratin e Punës mosrespektimin e kontratave dhe të Ligjit të Punës në përgjithësi. Me punën e tyre të vazhdueshme, gazetarët dhe mediat në Kosovë vazhdojnë t’i shërbejnë interesit publik për informim dhe luajnë rol të pazëvendësueshëm në forcimin e demokracisë në Kosovë”, thuhet në komunikatën e AGK-së.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram