Saturday, May 30, 2026
HomeLajmeKosovëKurti u takua me Plenkoviq, theksohet bashkëpunimi Kosovë–Kroaci

Kurti u takua me Plenkoviq, theksohet bashkëpunimi Kosovë–Kroaci

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim bilateral me homologun kroat, Andrej Plenkoviq, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), që është duke u mbajtur në Jerevan të Armenisë..

Në komunikatën për media nga Kryeministria, theksohet se në këtë takim, u diskutua për marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, të ndërtuara mbi partneritet të qëndrueshëm, miqësi të sinqertë dhe bashkëpunim të gjithanshëm.

Kryeministri në detyrë Kurti shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë ndaj Kosovës, veçanërisht në proceset e integrimit euro-atlantik dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.

“Bashkëbisedimi u përqendrua gjithashtu në zhvillimet aktuale në kontinentin evropian dhe përtej tij, si dhe në rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet shteteve që ndajnë vlera të përbashkëta demokratike. Në këtë drejtim, u theksua nevoja për forcimin e aleancave dhe koordinimit politik në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë”, thuhet në komunikatë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram