Tuesday, May 5, 2026
HomeLajmeKosovëProkuroria bllokon 42 prona në Prizren

Prokuroria bllokon 42 prona në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka urdhëruar bllokimin e 42 pronave, me vlerë rreth 3 milionë euro, në kuadër të një hetimi për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim.

Sipas Prokurorisë, rasti lidhet me përfitim të kundërligjshëm dhe pengim të kthimit të pronave te pronari i ligjshëm.

Tre persona janë nën hetim, ndërsa dy prej tyre ndodhen nën masa sigurie, ndërkohë që pas përfundimit të procedurës, pronat pritet t’i kthehen të dëmtuarit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram