Thursday, June 18, 2026
HomeLajmeKosovëRama: Bashkëpunim i ri politik në Prishtinë, Musmurati emërohet nënkryetare

Rama: Bashkëpunim i ri politik në Prishtinë, Musmurati emërohet nënkryetare

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar fillimin e një bashkëpunimi të ri politik në kryeqytet me Partia Demokratike e Kosovës, me qëllim zhvillimin e projekteve në interes të qytetarëve.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama ka theksuar se ky bashkëpunim synon qeverisje që, siç tha ai, “tejkalon interesat partiake” dhe fokusohet në realizimin e projekteve strategjike për Prishtinën dhe Kosovën.

“Po fillojmë një bashkëpunim të ri politik në Kryeqytet edhe me Partinë Demokratike të Kosovës me qëllim zhvillimin e Prishtinës, për të mirën e qytetarëve të saj dhe të Kosovës,” ka shkruar Rama.

Në kuadër të këtij zhvillimi, është bërë edhe emërimi i Besianë Musmurati në pozitën e nënkryetares së Kryeqytetit. Sipas Ramës, ajo sjell përvojë të gjerë në diplomaci, politika publike dhe menaxhim institucional.

Ai ka theksuar se Musmurati ka kontribuar në përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës dhe në përmirësimin e sistemit arsimor gjatë angazhimit të saj në institucione.

“Përvoja e saj në Kryeqytet, veçanërisht në drejtimin e Arsimit, ka lënë gjurmë në përmirësimin e cilësisë dhe krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit,” ka shtuar Rama, duke i uruar suksese në detyrën e re.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram