Wednesday, May 6, 2026
HomeLajmeKosovëAktakuzë ndaj tetë personave për krime lufte në Gjakovë

Aktakuzë ndaj tetë personave për krime lufte në Gjakovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton se ka ngritur aktakuzë ndaj tetë personave për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohen se gjatë periudhës 24–31 mars 1999 në Gjakovë, në bashkëkryerje dhe në koordinim me struktura policore, ushtarake dhe paramilitare, kanë kryer vrasje, dëbim të popullsisë civile, si dhe shkatërrim e plaçkitje të pronës së tyre.

Në këtë operacion, sipas Prokurorisë, janë vrarë 65 civilë dhe janë zhdukur 12 të tjerë. Po ashtu, është propozuar që gjykimi të mbahet në mungesë, pasi të pandehurit janë të paarritshëm për organet e drejtësisë.

Prokuroria Speciale ka theksuar se mbetet e përkushtuar në ndjekjen e rasteve të krimeve të luftës, me qëllim të sigurimit të drejtësisë për viktimat dhe forcimit të sundimit të ligjit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram