Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po përgatiten për bisedime të mundshme me Presidentin rus Vladimir Putin , raportoi Financial Times, duke cituar një zyrtar të lartë.
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha se parashikon “mundësinë” e negociatave të BE-së me Putinin dhe shtoi se Unioni ka mbështetjen e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të vazhduar me këtë veprim, sipas botimit.
Informacioni vjen pasi presidenti rus ka njoftuar një armëpushim dy-ditor në konfliktin me Ukrainën, më 8-9 maj , me rastin e përvjetorit të disfatës së Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.”Nëse Ukraina përpiqet të prishë festimet e Ditës së Fitores, do të ketë hakmarrje masive me një sulm me raketa në qendër të Kievit”, paralajmëroi gjithashtu Ministria Ruse e Mbrojtjes.
Nga ana e tij, Zelensky kishte propozuar një armëpushim nga 6 maji , në përgjigje të një propozimi rus për një armëpushim më 8-9 maj. Sipas tij, ky armëpushim që ai propozoi u shkel nga rusët.

