Thursday, May 7, 2026
HomeLajmeKosovëMinistria e Shëndetësisë zgjeron shërbimet për fëmijët në kujdesin parësor

Ministria e Shëndetësisë zgjeron shërbimet për fëmijët në kujdesin parësor

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Kujdesin Parësor Shëndetësor, i cili rregullon ndërhyrjen në fëmijërinë e hershme, si pjesë e shërbimeve në kujdesin parësor.

Vitia në një postim në Facebook, ka thënë se ky ndryshim krijon bazën për mbështetje të hershme për foshnjat dhe fëmijët me rrezik për vonesa në zhvillim, nëpërmjet ekipeve profesionale multidisiplinare me psikologë klinikë, fizioterapeutë, logopedë dhe punëtorë socialë.

Ai ka shkruar se po e ofrojnë mbështetjen profesionale më pranë fëmijëve dhe familjeve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram