Thursday, May 7, 2026
HomeLajmeKosovëPas arrestimit, IPK rekomandon suspendimin e 4 zyrtarëve policorë

Pas arrestimit, IPK rekomandon suspendimin e 4 zyrtarëve policorë

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve policorë të arrestuar në aksionin e sotëm të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, së bashku me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

“Pas intervistimit, tre zyrtarë policorë janë arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa ndaj një zyrtari tjetër rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën për media të IPK-së.

Operacioni është realizuar në disa lokacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe ka përfshirë bastisjen e pesë (5) personave zyrtarë dhe dy (2) personave civilë/qytetarë, të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale që lidhen me disa vepra penale.

Hetimet janë duke u zhvilluar për veprat penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Shkelje e fshehtësisë së procedurës” dhe “Marrja e deklaratave me anë të shtrëngimit”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram