Lëvizja Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane kanë zyrtarizuar koalicionin për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 7 qershor.
Njoftimin e kanë bërë të ditur partia Guxo, teksa kanë thënë se ky koalicion garanton “një Republikë më të fortë brenda dhe më të sigurt jashtë, me orientim të palëkundur euroatlantik dhe me partneritete strategjike të konsoliduara”.
“Ky nuk është një bashkim i përkohshëm, por një qëndrim politik i vendosur për të qeverisur me përgjegjësi, për të mbrojtur interesin shtetëror dhe për ta vendosur qytetarin e Republikës në qendër të çdo vendimi”, kanë njoftuar ata.
Më tej Guxo ka potencuar se kjo marrëveshje është realizuar “me bindjen se shteti forcohet vetëm përmes drejtësisë që vepron, institucioneve që funksionojnë dhe një qeverisjeje që nuk i shmanget llogaridhënies”.

