Friday, May 8, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri i paqëndrueshëm, reshje shiu në disa zona të...

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, reshje shiu në disa zona të vendit

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se të premten moti do të karakterizohet nga vranësira dhe reshje të herëpashershme në disa zona të vendit.

Sipas njoftimit për mediet të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu, fillimisht me intensitet të ulët në orët e mesditës në jug të vendit. Pas mesditës, reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit, po ashtu me intensitet të ulët dhe në formën e shtrëngatave afatshkurtra lokale.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-juglindje, me shpejtësi mesatare 6 m/s. Në lugina dhe përgjatë bregdetit, kryesisht atij jugperëndimor, era herë pas here pritet të arrijë deri në 16 m/s, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram