Sunday, May 10, 2026
HomeLajmeKosovëBastisje në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Bastisje në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës është realizuar një operacion i gjerë bastisjeje nga zyrtarët korrektues me qëllim parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe rritjen e sigurisë brenda institucionit.

Gjatë operacionit janë kontrolluar të gjitha hapësirat e brendshme, përfshirë dhomat e të burgosurve, si dhe hapësirat e jashtme, salla e sportit dhe ambientet tjera përcjellëse.

Në aksion kanë marrë pjesë edhe zyrtarë korrektues nga institucione të tjera, si dhe njësiti special K9.

Pas përfundimit të bastisjes, autoritetet kanë bërë të ditur se nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm. Gjatë kontrollit janë larguar sende të tepërta nga dhomat e të burgosurve dhe hapësirat e përbashkëta.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka falënderuar të burgosurit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë aksionit, duke theksuar se qëllimi i tij është ruajtja e sigurisë dhe krijimi i një ambienti korrektues të qetë dhe të sigurt.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FSherbimiKorrektuesiKosoves%2Fposts%2Fpfbid02njVcoqz6MM16wdgda6XRbcDKT1jbgPGLLcFWKrMpCFinviqH5pF5BPVyUET4bhsbl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram