Saturday, May 9, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri me vranësira të dendura

Moti në Shqipëri me vranësira të dendura

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale afatshkurtra me diell, kryesisht pas orëve të mesditës.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra lokale.

Pas orëve të mesditës deri pasdite reshjet me intensitet të ulët do të përqendrohen përgjatë relieveve malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje, me shpejtësi mesatare 6 m/s, në lugina dhe bregdet era hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 16 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë./ATSH

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër13/22Re shi diell
Kukës12/17Re shi diell
Lezhë14/21Re shi diell
Dibër12/16Re shi diell
Durrës15/19Re shi diell
Tiranë17/19Re shi diell
Elbasan16/20Re shi diell
Berat10/21Re shi diell
Vlorë13/21Re shi diell
Korçë10/17Re shi diell
Gjirokastër10/21Re shi diell
Sarandë12/21Re shi diell
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram