Policia e Kosovës ka njoftuar se pas përfundimit të ndeshjes futbollistike ndërmjet KF Trepça dhe KF Vushtrria, disa tifozë që dyshohet se i përkasin grupit “Torcida” kanë sulmuar fizikisht një person mashkull, shtetas i Kosovës.
Sipas policisë, njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë arritur të identifikojnë tre persona të dyshuar, të cilët janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejme.
Gjatë kontrollit, tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një shufër metalike, ndërsa tek i dyshuari tjetër është gjetur një maskë fytyre.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është intervistuar në cilësinë e ankuesit. Po ashtu, janë intervistuar edhe tre personat e dyshuar, ku pas procedurave hetimore është iniciuar rast penal “Sulm”.
Dy prej të dyshuarve janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri prej tyre, me urdhër të prokurorit, është ndaluar për 48 orë.

