Sunday, May 10, 2026
HomeLajmeKosovëMot më i qëndrueshëm sot në Kosovë

Mot më i qëndrueshëm sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vend pritet të mbajë mot më i qëndrueshëm, me vranësira të ndryshueshme dhe intervale më të gjata me diell, si rezultat i stabilizimit gradual të kushteve atmosferike.

Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 19 deri në 22 gradë Celsius.

Ndërkaq, era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Instituti thekson se kushtet agrometeorologjike gjatë fundjavës paraqiten përgjithësisht të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore pranverore, veçanërisht për drithërat dhe perimet që ndodhen në fazat intensive të vegjetacionit.

Po ashtu, reshjet lokale të ditëve të fundit pritet të kontribuojnë në ruajtjen e lagështisë së nevojshme në shtresat sipërfaqësore të tokës, ndërsa intervalet me diell dhe temperaturat relativisht të buta do të ndikojnë pozitivisht në aktivitetin fiziologjik të bimëve. 

Fermerëve u rekomandohet që trajtimet fitosanitare dhe aktivitetet në parcela t’i planifikojnë kryesisht gjatë periudhave pa reshje dhe me erë më të dobët, për shkak të mundësisë së proceseve konvektive dhe shkarkimeve elektrike në disa zona.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram