Monday, May 11, 2026
HomeLajmeKosovëFillon seanca gjyqësore në Hagë për rastin e pengimit të drejtësisë

Fillon seanca gjyqësore në Hagë për rastin e pengimit të drejtësisë

Dhomat e Specializuara ka filluar seanca gjyqësore në rastin ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve, lidhur me akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë.Në kuadër të këtij rasti, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan në Kosovë më 5 dhjetor 2024 dhe një ditë më pas u transferuan në paraburgimin e Hagës, pas konfirmimit të aktakuzës dhe urdhërarresteve nga Gjykata Speciale.

Po atë ditë, edhe Hashim Thaçi mori zyrtarisht fletarrestimin në qendrën e paraburgimit në Hagë, ku tashmë ndodhej për procesin tjetër gjyqësor.

Ndërkohë, Hajredin Kuçi u njoftua me aktakuzën dhe urdhrin për t’u paraqitur para gjykatëses së procedurës paraprake më 9 dhjetor.

Sipas aktakuzës, Thaçi dhe të akuzuarit e tjerë dyshohet se kanë vepruar individualisht dhe në bashkëpunim për të ndikuar ose penguar zyrtarët në ushtrimin e detyrave të tyre. Në paraqitjen e parë para gjykatës, më 27 shkurt 2026, të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave që rëndojnë mbi ta.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram