Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar dëshmorët dhe martirët e Katundit të Ri të Pejës. Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se emrat e tyre janë të përjetshëm në historinë tonë.
Sipas tij, ëndrra për Kosovën e lirë u bë realitet falë sakrificës së tyre dhe trimërisë së luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

