Wednesday, May 13, 2026
HomeLajmeKosovë17 intervenime në Prishtinë e Fushë Kosovë nga erërat e forta

17 intervenime në Prishtinë e Fushë Kosovë nga erërat e forta

Si pasojë e erërave të forta dhe incidenteve të paraqitura gjatë ditës së sotme, organet emergjente kanë reaguar me 17 intervenime në territorin e Prishtinës dhe Fushë Kosovës.

Sipas njoftimit nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e kryeqytetit, intervenimet janë kryer kryesisht në largimin e kulmeve, llamarinave, reklamave, tjegullave, prerjen e drunjve, si dhe trajtimin e rasteve të zjarreve.

“Aktualisht, dy intervenime vazhdojnë të jenë aktive dhe ekipet emergjente ndodhen ende në terren”, kanë njoftuar ata.

Më poshtë është lista e vendeve të intervenuara:

  • Dardani – largim i llamarinës
  • Rr. “Aziz Abrashi” – largim i reklamës
  • Te Trafiku Urban – prerje e plepit
  • Rr. “Mark Isaku” – largim i llamarinës
  • Rr. “Muharrem Fejza” – largim i llamarinës
  • Te ish-Kino ABC – largim i tjegullave
  • Te Bosna, Kurriz – largim i llamarinës
  • Fshati Hajvali – intervenim në tela të rrymës
  • Fshati Sinidoll – zjarr në bar të thatë
  • Bregu i Diellit – largim i ulluqeve
  • Dardani, Banesa Sociale – largim kulmi
  • Rr. “Eqrem Çabej” – largim llamarine
  • Fushë Kosovë, rr. “Besa Besë” – largim kulmi
  • Rr. “Shaqir Igrishta” – largim dritareje
  • Fshati Hajvali – tym në shtëpi
  • Fshati Teneshdoll – zjarr në ushqim bagëtish
  • Fshati Mramor – zjarr malor

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3Dpfbid02ui7sqzhFXQRLxyPcNUdwhWFJDmo5c4A9EWgobwwfzVPhpEufVReY8dan5dHSmisvl%26id%3D100089773283313&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram