Wednesday, June 17, 2026
HomeLajmeKosovëJagxhiu prezantoi iniciativat kyçe për transformimin digjital të Kosovë

Jagxhiu prezantoi iniciativat kyçe për transformimin digjital të Kosovë

Ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, u takua me Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JBIC), Kazunori Ogawa.

Gjatë takimit, Ministri Jagxhiu prezantoi reformat dhe iniciativat kyçe në transformimin digjital të Kosovës, nga tranzicioni në teknologji cloud dhe modernizimi i rrjetit qeveritar, te ndërtimi i infrastrukturës së të dhënave, e deri te implementimi i rrjeteve me kapacitet shumë të lartë (VHCN) në nivel nacional.

“JBIC është shtylla strategjike financiare e Japonisë për investime jashtë vendit, infrastrukturë dhe partneritete ekonomike. Në funksion të thellimit të bashkëpunimit ekonomik me Japoninë, bashkëpunimi me JBIC u vlerësua si një mundësi me rëndësi për mbështetjen dhe financimin e projekteve kapitale në fushën e TIK-ut’, thuhet në komunikatë e Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram