Monday, August 24, 2026
HomeLajmeKosovëMoti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara

Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara

Mbi vendin tonë tëmartën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 7 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19 deri në 23 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Kjo javë do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, ku do të alternohen periudhat me diell dhe vranësira.

Reshje lokale shiu me intensitet të dobët deri mesatar, sipas IHMK-së, priten kryesisht të martën, të mërkurën dhe vende-vende të premten, ndërsa në disa zona reshjet mund të shoqërohen edhe me shkarkime elektrike.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram