Wednesday, May 13, 2026
HomeLajmeKosovëDështon mbledhja e kryesisë së Kuvendit, prezent veç Haxhiu e Rexhepi

Dështon mbledhja e kryesisë së Kuvendit, prezent veç Haxhiu e Rexhepi

Ka dështuar mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Kryetarja Albulena Haxhiu në një konferencë për media tha se përveç saj dhe nënkryetares Emilja Rexhepi askush nuk ishte prezent.

Ajo tha se përveç njoftimit nga nënkryetari Ardian Gola që gjendet jashtë vendit, nuk ka marrë ndonjë njoftim nga anëtarët e tjerë të kryesisë. Si pasojë kjo mbledhje do të shtyhet për ndonjë ditë tjetër. 

“Kishim planifikuar një mbledhje të Kryesisë. Ndonëse Kuvendi është i shpërndarë ne e kemi obligim si Kryesi e Kuvendit që t’i adresojmë disa përgjegjësi që i kemi para vetes, trajtimin e raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2025 dhe disa çështja tjera që janë obligime”, tha ajo. 

Haxhiu është pyetur për kërkesën e 85 deputetëve të legjislaturës së dhjetë që të marrin pagat kalimtare, të cilat jepen për 12 muajt e ardhshëm në rast të mos rizgjedhjes dhe pavarësisht faktit që kanë qenë deputetë për 2 muaj e gjysmë.

“Një muaj me qenë deputet merr pagë kalimtare për një vit. Mendoj se kjo nuk është e drejtë, por është e bazuar në legjislacionin në fuqi. Ne nuk mund të veprojmë në kundërshtim me legjislacionin, por mandej sa është e drejtë është çështje për diskutim. Për  mua nuk është e drejtë”, tha ajo.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram