Delegacioni amerikan i udhëhequr nga presidenti i këtij vendi, Donald Trump, udhëtoi për në Kinë ku do të zhvillojë takime me Xi Jinping dhe zyrtarë të tjerë kinezë, dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio tërhoqi vëmendje të veçantë në këtë udhëtim.Konkretisht, Rubio po udhëton për në Kinë pavarësisht faktit se është nën sanksione nga Pekini. Edhe pse mund të pritej që atij do t’i ndalohej hyrja në Kinë, për shkak të specifikave të situatës, qeveria në këtë vend vendosi për një veprim të pazakontë që i lejoi Sekretarit të Shtetit të SHBA-së të udhëtonte.
Pak para se ai të merrte detyrën në janar 2025, qeveria kineze dhe media zyrtare filluan të përdorin një karakter të ndryshëm kinez për “ru” për të përfaqësuar rrokjen e parë të mbiemrit të tij.
Dy diplomatë i thanë agjencisë së lajmeve AFP se besonin se Kina e bëri ndryshimin sepse Rubio ishte nën sanksione, të cilat përfshinin një ndalim hyrjeje, sipas drejtshkrimit të vjetër të emrit të tij.
Kina tha të martën se nuk do ta bllokonte Rubion për shkak të veprimeve të tij në të kaluarën.
“Sanksionet synojnë fjalët dhe veprimet e z. Rubio kur ai ishte senator amerikan në lidhje me Kinën”, tha zëdhënësi i Ambasadës Kineze, Liu Pengyu.Përveç kësaj, Rubio tërhoqi vëmendjen me zgjedhjen e tij të veshjeve për këtë udhëtim. Drejtori i Komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, Steven Cheung, publikoi një foto nga aeroplani të Marco Rubios me tuta sportive.
Megjithatë, shumë veta kanë vënë re se nuk bëhet fjalë për një tuta “të zakonshme”, por për të njëjtin model që mbante veshur ish-lideri venezuelian Nicolas Maduro gjatë arrestimit të tij.
“Sekretari Rubio vesh Nike Tech Venezuela” në Air Force One!”, shkroi Cheung.
Shumë veta bënë shaka për zgjedhjen e veshjeve të Rubios dhe e quajtën atë “Maduro i Departamentit të Shtetit”, si dhe fytyra e re e diplomacisë së Nike.
Trump dhe bashkëpunëtorët e tij pritet të mbërrijnë në Pekin të mërkurën për një vizitë shtetërore tek udhëheqësi kinez Xi Jinping, dhe tema e diskutimit do të jetë tregtia, Tajvani dhe inteligjenca artificiale.

