Thursday, May 14, 2026
HomeLajmeKosovëDrejtori i i Doganës së Kosovës priti përfaqësuesen e Doganës Britanike

Drejtori i i Doganës së Kosovës priti përfaqësuesen e Doganës Britanike

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, priti në takim znj. Jane Donald, e cila shërben në cilësinë e oficeres koordinuese të Doganës Britanike.

Gjatë takimit u diskutua për avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Doganës së Kosovës dhe institucioneve britanike, me fokus të veçantë në ngritjen e kapaciteteve profesionale, shkëmbimin e përvojave dhe zbatimin e praktikave moderne doganore.

Po ashtu, palët trajtuan çështje që ndërlidhen me forcimin e kontrollit kufitar, menaxhimin e riskut, luftimin e kontrabandës dhe mbështetjen në proceset e modernizimit dhe digjitalizimit të shërbimeve doganore.

Në takim u theksua rëndësia e partneritetit të vazhdueshëm ndërmjet Doganës së Kosovës dhe institucioneve britanike, si dhe u shpreh zotimi i përbashkët për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë, me synim forcimin e sigurisë kufitare, rritjen e efikasitetit operativ dhe avancimin e standardeve profesionale.

Dogana e Kosovës vlerëson lartë mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve britanikë, të cilët përmes bashkëpunimit profesional kontribuojnë në zhvillimin institucional dhe forcimin e kapaciteteve operacionale në përputhje me standardet ndërkombëtare.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram