Friday, May 15, 2026
HomeLajmeKosovëKurti vizitoi punimet në teatrin “Adriana” në Ferizaj

Kurti vizitoi punimet në teatrin “Adriana” në Ferizaj

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, si dhe zëvendësministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Nora Arapi Krasniqi, vizitoi sot teatrin “Adriana” në Ferizaj, për të parë nga afër punimet për restaurimin e përgjithshëm të këtij teatri.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Kurti, tha se ky teatër është një ikonë e qytetit dhe njëkohësisht aset i trashëgimisë kulturore.

Ai tha se në këtë teatër është zhvilluar edhe Festivali i Teatrove, Festivali i Filmit, ai i muzikës e i këngës “Kosovarja Këndon” si dhe Festivali i Këngëve për Fëmijë.

Vlera e gjithmbarshme e këtij investimi nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, është afër 1 milionë e 163 mijë euro dhe pritet të përfundojë brenda dy vjetësh.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram