Kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, ka raportuar se sot është sulmuar fizikisht nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku dhe siç është shprehur ai ‘banda e tij’.
Një gjë të tillë Mehani e ka bërë publike nëpërmjet profilit të aktivistit tjetër të VV-së, Bahri Zabeli në Facebook, pasi thotë se përveç që është sulmuar i është marrë edhe telefoni.
“Të dashur miq jam sulmuar nga Sami Lushtaku dhe banda e tij. Telefonin personal ma kanë marrë. Lus policinë të mbroj familjen time dhe ftoj familjarët për përmbajtje”, ka shkruar ai.
RTKlive ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me këtë rast, por deri më tash nuk ka marrë përgjigje.

