Valon Preteni, nga Prokuroria e Mitrovicës, ka konfirmuar për RTK-në se janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe të dyshuar në lidhje me rastin e sotëm në Skenderaj, ku është sulmuar kandidati për deputet dhe zëvendësministrit në detyrë të Financave, Hysni Mehani.
“Po, mund të konfirmojmë se janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe të dyshuar në lidhje me rastin. Prokurorja ka qenë gjatë tërë pasdites në Skenderaj, ku janë mbledhur prova në lidhje me rastin”, ka thënë Valon Preteni nga Prokuroria e Mitrovicës.
Ndryshe sot zëvendësministri në detyrë i Financave, Hysni Mehani, i cili e drejton qendrën e Vetëvendosjes në Skenderaj, si dhe aktivisti i kësaj partie, Bahri Zabeli, janë sulmuar fizikisht sot në qendër të qytetit.

