Friday, June 19, 2026
HomeLajmeKosovëTrepça: Rikthehet normaliteti në minierë pas ndërprerjes së energjisë

Trepça: Rikthehet normaliteti në minierë pas ndërprerjes së energjisë

Miniera e Trepçës në Stan Tërg, ka njoftuar se, pas ndërprerjes së energjisë elektrike dhe angazhimit të ekipeve teknike, gjendja në njësinë biznesore është rikthyer në normalitet.

Sipas njoftimit, punonjësit kanë rifilluar punën, derisa aktivitetet operative po zhvillohen rregullisht. Megjithatë, në Horizontin XI, dera e sigurisë vazhdon të mbetet e mbyllur për shkak të ujit të akumuluar, ndërsa rifillimi i punës pritet pas krijimit të kushteve të sigurta.

Trepça Sh.A. ka falënderuar institucionet e sigurisë, KOSTT, KEDS, zjarrfikësit, ekipet emergjente dhe stafin teknik për menaxhimin e situatës dhe rikthimin e normalitetit.

Po ashtu, është shprehur falënderim për ministren e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, për mbështetjen dhe vizitën gjatë menaxhimit të situatës.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Ftrepcacorporation%2Fposts%2Fpfbid03FWTnbVABeZVQ4LaR14htx7sa7EDswAA1AmoW1tvdjwBv9woa9LwSUkt7unYxEzTl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram