Dita Ndërkombëtare e Familjes festohet më 15 maj. Ajo është shpallur si dita e familjes,në vitin 1993 me një rezolutë, nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkura.
Ajo pasqyron rëndësinë që u jep familjeve bashkësia ndërkombëtare. Dita Ndërkombëtare e Familjes ofron një mundësi për të promovuar ndërgjegjësimin për çështjet dhe njohuritë të proceseve shoqërore, ekonomike dhe demografike që prekin familjet.
Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Familjes, Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare organizon një sërë aktivitetesh. Merr pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

