Monday, May 18, 2026
HomeLajmeKosovëGërvalla: Funksionimi i gjykatave matet nga ritmi i trajtimit të rasteve

Gërvalla: Funksionimi i gjykatave matet nga ritmi i trajtimit të rasteve

Donika Gërvalla, zëvendëskryeministre dhe ministre në detyrë e Drejtësisë, ka deklaruar se funksionimi i gjykatave dhe ecuria e lëndëve mbeten treguesit më realë të gjendjes së sistemit gjyqësor në vend.

Përmes një postimi në Facebook, ajo theksoi se besueshmëria e sistemit të drejtësisë nuk përcaktohet nga deklaratat, por nga ritmi i trajtimit të rasteve dhe mënyra e menaxhimit të ngarkesës së lëndëve.

Në kuadër të vizitave në institucionet e drejtësisë në nivel lokal, Gërvalla ka vizituar Gjykata Themelore në Ferizaj, ku është takuar me kryetarin e gjykatës, Mustafë Tahiri.

“Biseduam për funksionimin praktik të gjykatës, ngarkesën e lëndëve dhe sfidat në administrimin e drejtësisë në nivel të parë. Ndër të tjera, vlerësuam edhe rolin e Gjykatës Administrative dy javë pas funksionalizimit të saj, në lehtësimin e ngarkesës dhe rritjen e efikasitetit të sistemit në tërësi”, ka shkruar ajo.

Ajo gjithashtu ka vlerësuar rolin e Gjykata Administrative, dy javë pas funksionalizimit të saj, duke thënë se kjo ka ndikuar në lehtësimin e ngarkesës dhe rritjen e efikasitetit të sistemit gjyqësor.

Gërvalla ka shtuar se reforma në drejtësi mbetet një proces i vazhdueshëm, me synim përmirësimin e funksionimit të institucioneve dhe forcimin e sundimit të ligjit, ndërsa ka theksuar se pavarësia e gjyqësorit dhe përgjegjësia në ushtrimin e detyrës duhet të ecin paralelisht për të rritur besimin e qytetarëve në drejtësi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram