Tuesday, May 19, 2026
HomeLajmeKosovëBojan Jevtiq dënohet me 6 vjet burgim për spiunazh

Bojan Jevtiq dënohet me 6 vjet burgim për spiunazh

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me gjashtë vjet burgim dhe 2 mijë euro gjobë Bojan Jevtiqin, të akuzuar për spiunazh, në seancën e mbajtur të martën.

Sipas aktgjykimit, Jevtiqit do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim, derisa atij i është ndaluar ushtrimi i funksioneve në administratën publike për një periudhë pesëvjeçare pas përfundimit të dënimit me burgim.

Gjyqtari Kushtrim Shyti njoftoi palët se kanë të drejtë ankese brenda afatit prej 30 ditësh. Në rast ankese, sipas gjykatës, mund të kundërshtohet vetëm lartësia e dënimit dhe jo pjesët tjera të vendimit.

Paraprakisht, Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë të arritur ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe Jevtiqit, i cili kishte ushtruar detyrën e togerit në Policinë e Kosovës.

Prokurori i rastit, Bekim Kodraliu, ka bërë të ditur se për veprën penale të spiunazhit ishte rekomanduar dënim me burgim efektiv prej pesë deri në gjashtë vjet.

Ndërkaq, për veprën penale të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, Prokuroria kishte rekomanduar dënim me gjashtë muaj burgim, i cili mund të zëvendësohej me 6 mijë euro gjobë.

Po ashtu, Prokuroria kishte kërkuar konfiskimin e shumës së sekuestruar të parave, me përjashtim të 3 mijë eurove, si dhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve në organet shtetërore për pesë vjet.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram