Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se pas zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit, Kosovës i duhet një president konsensual.
I pyetur nga gazetarët nëse do të nevojitet kompromis politik për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së ardhshme, Kurti u përgjigj shkurt: “Duhet president konsensual”.
Nj deklaratë të tillë Kurti e bëri pas pjesëmarrjes në forumin Itali–Kosovë për Agro Biznes.

