Wednesday, May 20, 2026
HomeLajmeKosovëNë Burgun e Idealit shpalosen përjetimet e të mbijetuarit të masakrës

Në Burgun e Idealit shpalosen përjetimet e të mbijetuarit të masakrës

Në përvjetorin e masakrës së Dubravës, në shëtitoren e “Burgut të Idealit” shpalosen përjetimet e të mbijetuarit të masakrës, Enver Dugollit dhe të burgosurve tjerë shqiptarë në burgjet serbe.

Shfaqja ndërvepron mes librit të dëshmisë e bazuar mbi rrëfimet e Dugollit në librin “Qark i (pa)mbyllur burgjesh”.

 “Kjo ide ka lindur para një viti, është lexuar libri dhe ka lindur një ide që përmes artit, përmes një shfaqje me aktorë të spikatur të rrëfehet pra ngjarja që bazohet në librin “Qark i pa mbyllur burgjesh”, një performancë artistike e cila ngërthen në vete një histori të dokumentuar në librin tim “Qark i pa mbyllur burgjesh”, ka thënë Enver Dugolli.

Regjisori Yll Berisha thotë se ky rrëfim tejkalon një rrëfim individual dhe përfaqëson vuajtjet kolektive të ish-regjimit serb.

“Bëhet fjalë për masakrën e Dubravës e bazuar në librin e të mbijetuarin e masakrës së Dubravës Enver Dugollit dhe në këtë rast aktori nuk përfaqëson vetëm një individ por përfaqëson vuajtjet kolektive të të gjithë të mbijetuarve të masakrave në burgjet të ish -regjimit serb”, ka thënë Berisha.

Në këtë shfaqje performojnë artistët Afrim Muçaj e Artan Geca, me skenografi të Mentor Berishës dhe dramatizim nga Alban Beqiraj.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram