Tuesday, May 19, 2026
HomeLajmeKosovëSveçla: Xhandarmëria e Republikës së Kosovës po bëhet

Sveçla: Xhandarmëria e Republikës së Kosovës po bëhet

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se ka nënshkruar vendimin për themelimin e grupit punues që do të analizojë dhe propozojë modalitetet për funksionimin e Xhandarmërisë së Republikës së Kosovës, si agjencion i MPB-së.

“Xhandarmëria përfaqëson një hap të rëndësishëm në konsolidimin e arkitekturës sonë të sigurisë, me mision të qartë për të garantuar prezencë të fuqishme shtetërore në funksion të ruajtjes së kufijve, integritetit dhe sovranitetit tonë territorial, mbrojtjen nga terrorizmi, menaxhimin e trazirave me rrezikshmëri të lartë dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai theksoi se Xhandarmëria e Republikës së Kosovës do të forcojë ndjeshëm kapacitetin shtetëror për parandalim, menaxhim dhe neutralizim të kërcënimeve që cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe integritetin territorial të vendit tonë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram