Thursday, May 21, 2026
HomeLajmeKosovëKEDS gjobitet me 40,000 euro për njehsorët elektrikë

KEDS gjobitet me 40,000 euro për njehsorët elektrikë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, në mbledhjen e Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit ku u prezantua edhe Draft Programi për Mbrojtjen e Konsumatorit 2026–2030, ka bërë të ditur se ndaj KEDS-it është shqiptuar gjobë në vlerë prej 40,000 euro për çështjen e njehsorëve elektrikë.

Sipas njoftimit nga MINTI, gjatë mbledhjes u prezantuan edhe informata nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, lidhur me monitorimin e çmimeve të derivateve, njehsorëve elektrikë dhe produkteve të qumështit me bazë bimore.

Po ashtu u bë e ditur se po vazhdon verifikimi i njehsorëve elektrikë të konsumatorëve që kanë paraqitur ankesa. Vetëm gjatë dy ditëve të fundit, në laboratorin e Agjencisë së Metrologjisë janë testuar 19 njehsorë, prej të cilëve 7 kanë rezultuar pa afat të vlefshmërisë, ndërsa një është konstatuar pa lejim tipi.

Raportet zyrtare janë proceduar në Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut për ndërmarrjen e masave ligjore ndaj operatorit.

Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit ka diskutuar gjithashtu për adresimin e rasteve dhe mënyrat e kompensimit të dëmit ndaj konsumatorëve, ndërsa MINT ka theksuar se gjatë tre muajve të fundit është shënuar rritje prej 35% e ankesave të qytetarëve krahasuar me vitin e kaluar.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram