Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka bërë të ditur se konkursi për pozitën e kryesuesit është mbyllur të martën.
Për këtë pozitë kanë aplikuar dy kandidatë, Rrustem Thaqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe Besnik Bislimaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Kosovës, raporton RTK
Nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës është theksuar se për mbledhjen e radhës dhe për hapat e mëtejshëm të procesit, publiku dhe palët e interesuara do të njoftohen me kohë.

