ëvizja e kamionëve që udhëtojnë drejt Turqisë përmes pikave kufitare “Kapitan Andreevo” dhe “Lesovo” është e ngarkuar, njoftojnë nga Policia Kufitare. Trafiku është normal në të gjitha pikat dhe kalimet e tjera kufitare me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Rumaninë. Në pikën kufitare Ruse–Gjurgju vazhdojnë punimet në pjesën bullgare të urës mbi lumin Danub dhe qarkullimi po rregullohet në një korsi.
Që nga 20 maji është hequr kufizimi i shpejtësisë deri në 30 km/h pranë pikës kufitare “Kullata” dhe gjithashtu është hequr lëvizja vetëm në një korsi, e vendosur për shkak të asfaltimit të një segmenti prej 200 metrash, njoftuan nga Agjencia “Infrastruktura Rrugore”.

