Të paktën nëntë persona u vranë dhe të tjerë u plagosën kur një ndërtesë katërkatëshe u shemb gjatë natës në qytetin maroken të Fezit, tha sot një prokuror.
Banorët e ndërtesave fqinje në lagjen me popullsi të dendur u urdhëruan të evakuoheshin si masë paraprake kundër shembjeve të mëtejshme të mundshme, ndërsa kërkimi për të mbijetuarit e mundshëm është ende duke vazhduar.
Gjashtë persona shpëtohen nga rrënojat
Deri në mesditë, gjashtë persona ishin shpëtuar nga rrënojat e ndërtesës, e cila ishte ndërtuar në vitet 1980, raportoi televizioni shtetëror Al Ula.
“Shembja shkaktoi frikë të madhe tek njerëzit”, tha një fqinj për kanalin.
Fezi i shënuar nga një seri tragjedish
Fez, një ish-kryeqytet i shekullit të tetë dhe qyteti i tretë më i populluar i vendit, ka përjetuar incidente të ngjashme në muajt e fundit, përfshirë një në dhjetor kur dy ndërtesa u shembën, duke vrarë të paktën 22 persona.

Në vitin 2010, shembja e një minareje në qytetin historik të Meknesit në veri të vendit vrau 41 persona.
Adib Ben Ibrahim, sekretari i shtetit për strehimin, tha vitin e kaluar se 38,800 ndërtesa ishin identifikuar si në rrezik shembjeje.

