Thursday, May 21, 2026
HomeLajmeKosovëGërvalla: Ndihma juridike falas garanton qasje të barabartë në drejtësi

Gërvalla: Ndihma juridike falas garanton qasje të barabartë në drejtësi

Zëvendëskryeministrja dhe ministre në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka theksuar rëndësinë e qasjes së barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët, pa dallim të gjendjes ekonomike apo sociale.

Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla bëri të ditur se ka vizituar Zyrat Rajonale për Ndihmë Juridike Falas në Ferizaj dhe Prizren, ku nga afër ka parë punën dhe angazhimin e stafit profesional në trajtimin e rasteve të ndryshme dhe ofrimin e mbështetjes juridike për qytetarët në nevojë.

Ajo tha se ky shërbim e afron drejtësinë me jetën e përditshme dhe nevojat reale të qytetarëve, duke e cilësuar ndihmën juridike falas si një mekanizëm thelbësor për forcimin e barazisë para ligjit.

“Qasja në drejtësi është e drejtë themelore e garantuar për çdo qytetar, pa dallim”, ka shkruar Gërvalla.

Sipas saj, përmes sistemit të ndihmës juridike falas rritet qasja efektive në drejtësi dhe forcohet besimi i qytetarëve në institucionet shtetërore.

Gërvalla shtoi se forcimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i këtij sistemi mbetet prioritet institucional, me synimin për të garantuar sundim të barabartë, të qëndrueshëm dhe efektiv të ligjit për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram