Thursday, May 21, 2026
HomeLajmeKosovëIKSHPK njofton për 17 raste me fruth në Kosovë, bën apel për...

IKSHPK njofton për 17 raste me fruth në Kosovë, bën apel për vaksinim

Për më pak se një javë në Kosovë janë regjistruar 17 raste me fruth.

Sipas IKSHPK-së të gjitha rastet e konfirmuara janë të pavaksinuar me vaksinën kundër fruthit dhe të njëjtit kanë marrë trajtim spitalor, duke dëshmuar rrezikun potencial nga komplikimet që mund të shkaktojë fruthi.

Nga Klinika Infektive në QKUK tregojnë për gjendjen e pacientëve të prekur me fruth.

“Tek ne janë trajtuar 14 raste. Duke pasur parasysh peshën e sëmundjes dhe rrezikun që mund të vijë prej saj, pacientët kanë pasur gjendje mesatarisht të rëndë, ndërsa njëri prej tyre ka pasur komplikime të rënda dhe ka pasur nevojë për mbështetje edhe nga Klinika e Pediatrisë”, tha Vera Berisha-Ndrejaj, drejtoreshë e Klinikës Infektive

Kurse në kryeqytet po vazhdon procesi i vaksinimit kundër fruthit.

“Aq sa kemi pasur ne katër muaj të vaksinuar me vaksinën kundër fruthit, nga janari deri më 30 prill kemi rreth 627 të vaksinuar. Tani i kemi rreth 650 të vaksinuar për 18 ditë. Kjo do të thotë që kemi një përgjigje të mirë të prindërve dhe uroj që kjo gatishmëri e prindërve të vazhdojë dhe ta rrisim përqindjen e vaksinimit”, tha Bujar Gashi, drejtor për Shëndetësi në Prishtinë

Fruthi konsiderohet sëmundje ngjitëse, e cila mund të shkaktojë komplikime të rënda, ndaj u bëhet thirrje prindërve që të kontrollojnë kartelat e vaksinimit të fëmijëve dhe t’i vaksinojnë ata sa më parë në qendrat e mjekësisë familjare.

Sipas IKSHPK-së, ekipet shëndetësore janë duke monitoruar situatën në terren dhe po ndërmarrin masa konkrete, përfshirë identifikimin e fëmijëve të pavaksinuar dhe angazhimin e ekipeve mobile për vaksinim në komunitet.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram