Nje ngjarje e pazakonte u shenua ne Greqi. Një grua e moshuar në Psiqiko u vu në shënjestër të sulmuesve, të cilët u shtirën si punonjës të HEDNO-s , të mërkurën pasdite (20/5).
Autorët e krimit iu afruan asaj me pretekstin e një ndërprerjeje të energjisë elektrike në shtëpinë e saj. Pasi arritën të hynin në shtëpi, ata vodhën bizhuteri dhe sende të trashëguara familjare, vlera e të cilave, sipas viktimës, është afër 300,000 euro.Policia ka nisur një operacion kërkimi për gjetjen dhe arrestimin e tyre.

