Friday, May 22, 2026
HomeLajmeKosovëHaxhiu pret drejtorin e AKI-së, temë siguria dhe sfidat aktuale

Haxhiu pret drejtorin e AKI-së, temë siguria dhe sfidat aktuale

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haxhiu ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet aktuale të sigurisë në vend, sfidat me të cilat përballet Kosova, si dhe rëndësinë e funksionimit profesional, ligjor dhe të përgjegjshëm të institucioneve të sigurisë.

Haxhiu ka theksuar se siguria e Kosovës kërkon përkushtim të vazhdueshëm, vigjilencë dhe punë të palodhshme çdo ditë, shpesh larg vëmendjes së publikut, por gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Falbulenaa.haxhiuu%2Fposts%2Fpfbid0TacnE66KiwpyXc2N9v9UZotszYY5VzMeuAtceHueFECQfvqasCGAoZcq9MJFHoz7l&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram