Materialet
Porcione: 4-6
- 7 vezë, mundësisht organike
- 300 g kungulleshka, të pastruara dhe të prera në kube të vogla
- 2 speca të zinj, të prerë në copa
- pjesa e bardhë dhe e gjelbër e butë e 1 qepe pranverore, e grirë imët
- 3 domate të pjekura, të qëruara dhe të grira në anën e trashë të rendes
- 4 degëza kopër, të grira imët (pa kërcejtë e trashë)
- 50 ml vaj ulliri
- kripë, piper i sapobluar
Procedura
- Në një tigan të madh që nuk ngjit, ngrohni vajin e ullirit në zjarr mesatar dhe kaurdisni kungulleshkat me specat dhe qepën, për rreth 3-4 minuta, derisa të zbuten pak dhe të marrin ngjyrë të artë.
- Shtoni domaten, kripën dhe piperin dhe gatuajeni për rreth 6-8 minuta, derisa pjesa më e madhe e lëngut të jetë avulluar.
- Në një tas të madh, rrihni vezët derisa të bëhen shkumë, shtoni koprën, kripën dhe piperin e sapobluar dhe përziejini që të shpërndahen kudo.
- Hidheni përzierjen e vezëve në salcë me perimet dhe përziejini derisa të kombinohen.
- Skuqeni për rreth 3 minuta, derisa omëleta të marrë ngjyrë të artë në pjesën e poshtme (kontrollojeni duke e ngritur me një shpatull), hiqeni nga zjarri dhe vazhdoni gatimin në skarën e furrës për 2 – 3 minuta të tjera, derisa sipër të marrë ngjyrë të artë. (Nëse doreza e tiganit nuk është metalike, mbulojeni 2 – 3 herë me letër alumini).
- Priteni omëletën në trekëndësha dhe shërbejeni me biskota elbi dhe sallatë domatesh.

