Friday, May 22, 2026
HomeLajmeKosovëQeveria në detyrë ndan nga 100 euro për katër kategori qytetarësh

Qeveria në detyrë ndan nga 100 euro për katër kategori qytetarësh

Qeveria në detyrë ka miratuar Pakon për Përballje me Inflacionin 2.0, e cila parasheh mbështetje financiare të njëhershme prej 100 eurosh për pensionistët, fëmijët, punëtorët e sektorit privat dhe studentët aktivë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se masa është hartuar për të ndihmuar qytetarët në përballimin e rritjes së kostos së jetesës dhe inflacionit.

“Qytetarët e Republikës duhet ta dinë dhe gjithmonë duhet të llogarisin se qeveria jonë nuk do t’i lërë kurrë vetëm, pavarësisht pengesave apo bllokadave që të tjerët mund t’i vendosin në rrugën tonë. Prandaj sot kam kënaqësinë t’ju njoftoj për Pakon për Përballje me Inflacionin 2.0, të cilën e kemi dizajnuar dhe do ta miratojmë sot”, deklaroi Kurti.

Sipas tij, paketa përfshin mbështetje të njëhershme prej 100 eurosh për pensionistët, fëmijët, punonjësit e sektorit jopublik dhe studentët aktivë.

Duke folur për financimin e masave, Kurti akuzoi opozitën për bllokimin e rishikimit të buxhetit në Kuvend.

“Për ta jetësuar këtë zotim, muajin e kaluar e proceduam në Kuvend rishikimin e buxhetit, i cili do të siguronte fondet për zbatimin e pakos. Kur rishikimi i buxhetit u paraqit për votim me procedurë të përshpejtuar, blloku opozitar e bëri të vetmen gjë që di ta bëjë tash e sa kohë, pra bllokimin”, u shpreh ai.

Qeveria pritet të publikojë në ditët në vijim detajet lidhur me kriteret dhe procedurat e aplikimit për përfituesit e kësaj mbështetjeje financiare.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram