Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka deklaruar se betimi i çdo punonjësi të Policisë së Kosovës duhet të respektohet dhe të mbrohet në çdo rrethanë.
Ai ka thënë se zyrtarët policorë duhet t’u bëjnë ballë presioneve, shantazheve dhe çdo forme tjetër ndikimi që cenon integritetin e tyre profesional.
“Betimi i çdo punonjësi të Policisë duhet të respektohet dhe të mbrohet në çdo rrethanë. Zyrtarët policorë duhet t’u bëjnë ballë presioneve, shantazheve dhe çdo forme tjetër ndikimi që cenon integritetin e tyre profesional. Policia e Kosovës ka ndërmarrë një hap të duhur duke shkarkuar nga detyra rreshterin i cili, sipas gjetjeve zyrtare, ndryshoi deklaratën lidhur me incidentin ndaj eskortës së Kryeministrit. Veprime të tilla janë të papranueshme, joprofesionale dhe në kundërshtim me etikën policore, prandaj duhet të hetohen në tërësi. Pyetja që shtrohet është: çfarë e shtyu rreshterin ta ndryshonte deklaratën e tij? A ka qenë kjo rezultat i presionit apo ndikimit nga persona të caktuar? Përgjigjet ndaj këtyre pyetjeve duhet t’i japin institucionet kompetente përmes një hetimi të plotë, të paanshëm dhe transparent”, ka shkruar Islami më facebook”.

